“Open Ballkan” në Tiranë! 3 shtetet krijojnë mekanizma për ndihmë të ndërsjellë në kohë krizash

TË FUNDIT

Në Tiranë po vijon puna e grupeve ndërqeveritare dhe e odave ekonomike të vendeve anëtare të Open Balkan me fokus menaxhimin dhe reagimin e shpejtë në rast fatkeqësish dhe aksidentesh, në rast të mungesës së ushqimit dhe në rast të një krize energjitike.

Nga Qeveria informojnë se tre vendet ranë dakord se sigurimi i ushqimit në kushtet e një krize botërore paraqet sfidë dhe prioritet, prandaj Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria po krijojnë mekanizma për të ndihmuar njëra-tjetrën.

“Gjithashtu, në organizim të Ministres së Bujqësisë së Shqipërisë, Frida Krifca, sot do të mbahet në Tiranë një takim i përfaqësuesve të tre vendeve me blerësit dhe shpërndarësit e Shqipërisë për të shqyrtuar mundësitë e reja për importin dhe eksportin e sheqerit, vajit, miellit dhe kripë në rajon, në kushte të favorshme për ekonominë e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë”, informojnë nga Qeveria e vendit.