Nevojitet mbrojtje më e madhe për punëtorët të cilët punojnë prej në shtëpi, ndërsa numri i të cilëve dukshëm u rrit pas përhapjes së pandemisë të shkaktuar nga Kovid-19, vlerëson Organizata ndërkombëtare e punës (ONP) në raportin më të ri.
Sipas ONP-së, rritja drastike e punës prej në shtëpi i ka theksuar kushtet e këqia për punë me të cilat përballen punëtorët të cilët punojnë prej në shtëpi. Në tërësi, puna prej në shtëpi më së shpeshti është “e paparë” dhe këto punëtorë përballen me rreziqe më të mëdha të sigurisë dhe shëndetësore. Kanë mundësi më të vogla për qasje në trajnime që ndikon në përparimin e tyre të karrierës, kanë nivel të njëjtë të mbrojtjes sociale si të punësuarit tjerë dhe ka besueshmëri më të vogël të jenë pjesë e sindikatës ose të përfshihen me marrëveshje kolektive.
“Puna prej në shtëpi zhvillohet në privatësi të shtëpisë dhe për atë shpesh herë është “e paparë”. Për shembull, në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, gati të gjithë punëtorët që punojnë prej në shtëpi (90 për qind) punojnë në mënyrë joformale. Punëtorët të cilët punojnë prej në shtëpi zakonisht përballen me kushte më të këqia nga ato të cilët punojnë jashtë shtëpisë, madje edhe në profesione me kualifikime të larta. Punëtorët të cilët punojnë prej në shtëpi mesatarisht fitojnë 13 për qind më pak në Mbretërinë e Bashkuar, 22 për qind në pak në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 25 për qind më pak në Afrikën Jugore dhe rreth 50 për qind më pak në Argjentinë, Indi dhe Meksikë”, potencojnë nga ONP.
Sipas vlerësimit të ONP-së, para krizës së shkaktuar nga KOVID-19, në botë ka pasur rreth 260 milion punëtorë të cilët kanë punuar prej në shtëpi, që paraqet 7,9 për qind të punësimit global, ndërsa 56 për qind prej tyre ose 147 milion ishin gra.
Vlerësimet janë se nga muajt e parë të pandemisë, një nga çdo i pesti punëtor ka punuar prej në shtëpi, ndërsa pritet edhe në vitet në vijim të vazhdojë rritja e numrit të punëtorëve të cilët do të punojnë prej në shtëpi.
“Puna prej në shtëpi shpesh herë nuk është sa duhet e rregulluar, ndërsa pajtueshmëria me ligjet ekzistuese edhe më tutje paraqet sfidë. Në një numër të madh të rasteve, punëtorët prej në shtëpi klasifikohen si kontraktorë të pavarur dhe rrjedhimisht janë përjashtuar nga përfshirja e ligjdhënies së punës”, thuhet në raport.
Vetëm 10-të vende anëtare të ONP-së e kanë ratifikuar Konventën 177, e cila promovon trajtim të barabartë të punëtorëve prej në shtëpi dhe marrësit tjerë të pagës, ndërsa vetëm disa vende kanë politikë gjithëpërfshirëse për punën prej në shtëpi.
Raporti përmban edhe rekomandime konkrete me të cilat jepet dukshmëri më e madhe e punës prej në shtëpi, ndërsa me atë edhe mbrojtje më e mirë e këtyre punëtorëve. Një nga rekomandimet e qeverive në bashkëpunim me punëdhënësit dhe punëtorët së bashku të punojnë që të munden punëtorët të cilët punojnë prej në shtëpi të kalojnë nga sektori i paparë drejt punës dinjitoze.
