Në Shqipëri janë konfirmuar dhe rastet e para të variantit më të ri të Covid, Omicron që është bërë kryefjala e ditëve të fundit në të gjithë botën.
Raste e para janë dy qytetarë nga Tirana të cilët kishin ardhur nga Kroacia.
Ndërkohë paraditen e kësaj të enjte në mbledhjen e Komitetit të ekspertëve, kryetarja Mira Rakacolli bëri me dije se analizat e dërguara në Gjermani kanë identifikuar dhe rastet me Omicron në Shqipëri./TV21
