Masar Omeragiç njoftoi realizimin e një donacioni rekord të pajisjeve sportive për 1.848 fëmijë që marrin pjesë në sistemin konkurrues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, përcjell TV21
Në total, 42 ekipe nga Super Liga e të Rinjve, Liga e Dytë dhe Liga e Tretë e të Rinjve morën:
- 44 kompletë pajisjesh secila (trening, fanella dhe pantallona të shkurtra për stërvitje, çanta)
- 30 topa futbolli për ekip
“Dua të theksoj se kjo pajisje është ekskluzivisht për fëmijët, dhe klubet nuk kanë të drejtë ta shesin ose ta paguajnë tek prindërit,” – theksoi Omeragiç.
Ai shtoi se FFM do të vazhdojë të mbështesë të gjithë ata që investojnë në futbollin rinor, pasi e ardhmja e këtij sporti është tek këta fëmijë.
