Olen Çesari sjell "festë" në Tiranë

TË FUNDIT

Ashtu siç pati premtuar virtuozi i violinës Olen Çesari ka sjellë një festë të vërtetë e të jashtëzakonshme në Pallatin e Kongreseve nw Tiranë, i shoqëruar nga grupi i tij “International Clandestine Orchestra”.

Gjatë koncertit Oleni performoi pjesë nga repertori i tij të kompozuara nga violinisti si dhe pjesë të njohura shqiptare dhe të huaja duke ngritur peshë në çdo notë publikun e pranishëm në sallë, i cili kishte tej mbushur sallën e Pallatin e Kongreseve, duke ezauruar numrin e biletave të shitura prej ditësh. Ishte e pamundur për publikun ti rezistonin interaktivitetit të Olenit dhe grupit të tij, të përbërë nga persona nga 5 kontinetet.
Përveç pjesëve të interpretuara nga “Paganini shqiptar” në këtë koncert kanë spikatuar edhe të ftuarit special të cilët përveç artistëve të njohur janë edhe miq të violinistit.

Alban Skënderaj, Elvana Gjata, Lavinia Mancusi kanë interpretuar këngët e tyre shoqëruar nën tingujt e violinës së Çesarit, por surpriza e vërtetë ishte kur këngëtarja e njohur e muzikës popullore italiane Mancusi ka kënduar këngën Arbëreshë “Moj e Bukura More”.

Performanca e Cesarit nën ritmet e muzikës jazz dhe elektronike ishte një e papritur e këndshme për të gjithë të pranishmit.