OKB alarmon për gjendjen e arsimit në botë, RMV-ja pret afatet e fundit për protokollet

TË FUNDIT

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka alarmuar për gjendjen e rënduar të arsimit në botë. Për shkak të pandemisë së Kovid-19, shkollat janë mbyllur në 160 shtete dhe sipas sekretari të përgjithshëm, Antonio Guteresh kjo ka shkatërruar procesin arsimor si asnjëherë më parë në histori. Sipas tij, kjo gjendje mund ta shkatërrojë potencialin njerëzor.

“Jetojmë një moment kyç për fëmijët dhe të rinjtë e botës. Vendimet që do t’i sjellin qeveritë do të zgjasë dhe do të ketë ndikim ndaj milionë njerëzve, por edhe ndaj zhvillimit të shteteve në dekadat e ardhshme”, tha Guteresh.

Por, Maqedonia e Veriut ende nuk ka një vendim se si do të zhvillohet mësimi nga 1 shtatori. Komisioni për sëmundje ngjitëse sot nuk është takuar siç u paralajmërua, dhe siç mësojmë, ata do të presin afatet e fundit që është 10 gushti.

Paraprakisht, zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Elizabeta Naumovska në një intervistë për TV21 ka njoftuar se po përgatiten tre modele për zhvillim të procesit arsimor.

– MODELI I PARË – KTHIM I FËMIJËVE NË SHKOLLA, ME DISTANCË DHE ME MASKA
– MODELI I DYTË – KLASA MBI 15 NXËNËS, NDAHET NË GRUPE DHE ME RROTACION
– MODELI I TRETË – MËSIM ONLINE ME PLATFORMË TË UNIFIKUAR BRENDA SHKOLLËS

Naumovska ka paralajmërua, se s’ka më mësim online nëpërmjet “Viberit” dhe “Mesenxherit” dhe çdo shkollë do të duhet të unifikojë një platformë për mësim online.

Rikthimi i nxënësve në shkolla po shihet si opsion më i dëshirueshëm edhe nga UNICEF. Në hulumtimin që u publikua ditë më parë, kjo organizatë vlerësoi se mësimi online nuk ka qenë gjithëpërfshirës dhe propozojnë kthim të nxënësve në shkolla. Këtë e bazojnë edhe në të dhënat e OBSH-së se fëmijët nuk infektohen lehtë nga Kovid-19. Se incidenca e fëmijëve është shumë e vogël, ka vlerësuar edhe pediatri, Ylber Kokale.

Derisa vendi ynë po pret afatet e fundit, landi verior në Gjermani ka rikthyer nxënësit në shkolla edhe përskaj paralajmërimeve për valën e dytë të Kovid-19 në Evropë.