Ohri në prag të Vitit të ri më të pazakontë

TË FUNDIT

Ohri si destinacioni ynë më i vizituar turistik po pret natën e Vitit të Ri ndoshta më të pazakontë, më ndryshe, pasojë e situatës së imponuar të shkaktuar nga epidemia e koronavirusit.

Përderisa vitin e kaluar në këtë ditë kafenetë, baret, restorantet ishin plot me mysafirë, nuk kishte hapësirë ​​të lirë në parkingje, qindra autobusë pushtuan edhe zonat e gjelbërta në qytet, këtë herë nuk është gjë tjetër veç një psherëtimë e punëtorëve të hotelierisë.

Për herë të parë, qyteti do të kalojë festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve pa ahengjet e zakonshme të organizuara, madje edhe pa mbledhje familjare, në përputhje me protokollet e vendosura nga Qeveria si masë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. Grupimi nëpër shesheve dhe vendeve publike është gjithashtu i ndaluar, kështu që nuk do të ketë natën e Vitit të Ri jashtë, diçka që tashmë ishte një praktikë e zakonshme.

Vizitorët mund të shihen në të gjithë qytetin, por këto janë kryesisht vizita individuale, pjesë e njerëzve tanë nga vendet e Evropës Perëndimore, ku masat emergjente janë gjithashtu në fuqi. Në Ohër do të ketë mysafirë nga qytete të tjerë të vendit, mbase një numër i vogël nga vendet fqinje, por shumica janë ata që kanë apartamente ose shtëpi të tyre individuale.

Ajo që ky vit ka më shumë se kurrë janë sigurisht dëshirat e punëtorëve turistikë për të normalizuar situatën dhe për t’iu kthyer situatës siç ishte në vitet e kaluara kur në Ohër dhe në brigjet e Liqenit të Ohrit për festat e Vitit të Ri kishte dhjetëra mijëra të mysafirë.