Ofendimet dhe mallkimet e Rexhepit, kryetari i BFI-së e pranon se është i ashpër në deklarata

TË FUNDIT

“Po flas maqedonisht që të më kuptoni kemi punë konkrete, po ndajmë certifikata për standard hallall. Nuk merrem me gej. Ata le të jenë larg bashkësive fetare”, u shprej Sulejman Rexhepi, kryetari i BFI-së.

Kjo nuk është hera e parë që Rexhepi përdor fjalor të këtillë. Ai me gjuhë të urrejtjes është shprehur edhe disa herë më parë.

“Në Lazhec të Manastirit mbi 100 vjet nuk ka xhami. Merreni me mend çfarë egërsire është ky popull që bashkëjetojmë. Këto janë egërsira të pashembullta. Prandaj nuk kanë identitet”, potencoi kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi.

E në një moment uroi vdekjen e një prokurore.

“Kam dëgjuar se gjykatësja po vuan nga probleme shëndetësore. Le të vdes, nuk më vjen keq”, ka deklaruar Reisi i BFI-së, Sulejman Rexhepi.

Rexhepi madje edhe vet e pranon se është i ashpër në deklarata.

“Nuk e kam ndërmend që të jem sot i ashpër, pak do të jem më i butë se po frikohen tepër dhe çohet pluhur kot”, tha Sulejman Rexhepi, kryetari i BFI-së.

Ndryshe, për këtë fjalor Rexhepi është ftuar në prokurori, por vendim ende nuk ka.