Oda Ekonomike kërkesa BE-së: Të zgjatjen afatet për standardet, zbatimi i rregullores sjell implikime

TË FUNDIT

Oda Ekonomike do të kërkojë nga BE-ja hapje graduale të tregjeve dhe fondeve europiane, rritje të fondit për konkurrencë dhe inovacion, si dhe investime shtesë nga Komisioni Europian në projekte infrastrukturore, por në të njëjtën kohë edhe mbikëqyrje, në mënyrë që të shmangen të gjitha keqpërdorimet dhe zbatimet e ngadalta.

“Një ndër kërkesat tona me një sërë masash dhe kërkesa për fonde shtesë, i kemi dërguar përmes sekretariatit për çështje europiane, drejtpërdrejtë deri te Komisioni Europian.”- deklaroi Jadranka Arizanovska, Oda Ekonomike.

 

Jadranka Arizanovska nga Oda Ekonomike theksoi që do të kërkojnë zgjatjen e afateve për vendosjen e disa standardeve. Afatet do të konsiderohen veçmas, për shkak të specifikave të secilës degë, ndërsa më i prekuri drejtpërdrejt do të jetë sektori i bujqësisë, industria e metaleve dhe metalurgjia, të cilat do të duhet të përmbushin një numër të madh të standardeve mjedisore.

 

“Integrimi europian për Maqedoninë e Veriut është i rëndësishme sepse përfshirja në tregun europian është faktori kryesor për përshpejtimin e rritjes së ekonomisë dhe ngritjen e situatës jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe atë social.”- tha Jadranka Arizanovska, Oda Ekonomike.

 

 

Arzianovska u shpreh se për plotësimin e të gjitha kërkesave të BE-së dhe zbatimin e rregullores që do të  vendoset si kusht, do të ketë implikime financiare për kompanitë. Prandaj kërkojnë hapjen e fondeve shtesë që do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme për biznesin. Sipas Arzianovskës ekonomia e Maqedonisë, nga një deri në dhjetë, renditet në vendin e tretë.