Mbështetja e Britanisë së Madhe për Kosovën nuk kanë munguar asnjëherë dhe nuk do të mungojë kurrë. Këtë e tha sot ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, në një ligjëratë në kolegjin Fama.
Ai gjatë kësaj ligjërate theksoi se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Sipas tij, sot Kosova është e fokusuar në arsimimin e gjeneratave të reja dhe këto sfida kërkojnë përkushtim.
Si ambasador qe është, O’Connell tha se siguria, prosperiteti dhe siguria e qytetarëve britanezë në botë janë prioritet për të.
Ai gjithashtu tha se Britania dhe Kosova kanë interes që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe njerëzit të jenë të përfshirë në jetën sociale dhe ekonomike.
O’Conell tha po ashtu tha se do ta mbështesin çdo herë Kosovën për zhvillim të mëtutjeshëm, ndonëse kjo rrugë nuk është e lehtë.
