OBSH tregon se kur do të përfundojë pandemia Covid-19

TË FUNDIT

Pandemia me Kovid-19 do të përfundojë vetëm kur të vaksinohen të paktën 70 për qind e popullsisë së botës, paralajmëroi sot drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge, duke bërë thirrje për përshpejtimin e vaksinimit dhe të gjithë të kemi kujdes derisa lehtësohen kufizimet.

“Mos mendoni se pandemia ka mbaruar. Pandemia do të marrë fund vetëm kur të paktën 70 përqind e popullsisë të vaksinohen”, tha Kluge në Kopenhagë, duke shprehur keqardhje për “vaksinimin ende shumë të ngadaltë”, duke e përfshirë edhe Evropën.

Në 53 territore, aq sa rajoni evropian ka sipas standardeve të OBSH-së vetëm 26 për qind e populates ka mare dozën e parë të vaksinës.

Sipas mediave franceze, në Bashkimin Evropian, 36.6 përqind e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 16.9 përqind janë rivaksinuar plotësisht.

Shkaku i shqetësimit në Kontinentin e Vjetër është rritja e infektivitetit të specieve të reja.

Versioni i ashtuquajtur indian është i pranishëm në 27 nga 53 vendet në zonë, ku numri i infeksioneve dhe vdekjeve të reja po bie për të pestën javë me radhë, duke arritur nivelin më të ulët që nga mesi i tetorit.