Evropa ka nevojë për një “përshpejtim serioz” në luftën kundër korona virusit, por Organizata Botërore e Shëndetësisë është ende optimiste dhe shpreson që vendet evropiane nuk do të duhet të hyjnë në bllokada kombëtare.
“Ende shpresojmë që vendet nuk do të duhet të hyjnë në të ashtuquajturat bllokada kombëtare”, tha Maria Van Kerkov, drejtoresha teknike e OBSH-së për Kovid-19, në një brifing onlajn kur u pyet në lidhje me numrin në rritje të rasteve në Evropë.
Sipas saj, ne aktualisht jemi prapa këtij virusi në Evropë.
“Për ta kapërcyer atë, kemi nevojë për një përshpejtim serioz në marrjen e masave”, tha drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për gjendje të jashtëzakonshme.
