OBSH: Remdesiviri nuk është efikas në shërimin e të sëmurëve nga Covid-19

TË FUNDIT

Ilaçi Remdesivir, i prodhuar nga kompania “Gilid”, nuk rekomandohet për trajtim të pacientëve të hospitalizuar për shkak të Covid-19, pa marrë parasysh atë se sa janë të sëmurë, sepse nuk ka dëshmi  se e zvogëlon vdekshmërinë ose nevojën për ventilim mekanik, kumtoi një panel i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Paneli i OBSH-së kumtoi se nuk ka dëshmi që ramdesiviri e përmirëson rrjedhën e sëmundjes në kuptim të zvogëlimit të vdekshmërisë, nevojën për ventilim mekanik, kohë  të rimëkëmbjes dhe ngjashëm.

Përveç asaj, ilaçi jepet  në mënyrë venoze, ndërsa evidenca e tanishme nuk e arsyeton përdorimin, i cili është i komplikuar dhe i shtrenjtë, sipas panelit.

Rekomandimi themelohet në të dhënat e katër hulumtimeve me më shumë se 7.000 pacientë të hospitalizuar për shkak të Covid-19.