OBSH: Rekord i ri i të infektuarve me korona virus

TË FUNDIT

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur për numër rekord të rasteve të reja me koronavirus për 24 orë, duke saktësuar se gjatë 24 orëve në botë janë sëmurë pothuajse 300.000 njerëz.

Sipas organizatës, ky numër është rekord në rritjen e të infektuarve nga fillimi i pandemisë. Është vërejtur se edhe një numër më madh i personave të infektuar nuk paraqiten në statistikë, ndërsa ka edhe vende ku testet aspak nuk zbatohen.

Bë 24 orët e fundit në botë janë regjistruar 294.000 raste të reja të koronaviruit, që është për 2.000 më shumë se rekordi paraprak, më 31 korrik. SHBA-ja, Brazili dhe India janë vendet më të prekura në këtë pikëpamje.

Nga fillimi i pandemisë, në botë janë paraqitur 21 milionë raste të infektimit, ndërsa numri i rasteve të vdekjeve nga koronavirusi tejkalon 755.000 persona.