OBSH regjistron rënie të rasteve të reja të Covid-19 në të gjithë botën

TË FUNDIT

Numri i rasteve të reja me Covid -19 në botë vazhdoi të ketë rënie edhe gjatë javës së kaluar, kur në nivel global u raportuan 3.6 milionë infeksione të reja, krahasuar me katër milionë të infektuar të rinj javën e kaluar, kumtoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Rënia e javës së kaluar e të infektuarve të rinj është rënia e parë e rëndësishme në më shumë se dy muaj. Numri i rasteve të reja të Kovid-19 ka rënë në çdo rajon të botës.

Në raportin e fundit të pandemisë të publikuar dje, OBSH kumtoi se rënie më e madhe e rasteve të reja është shënuar në dy rajone – 22 për qind në Lindjen e Mesme dhe 16 për qind në Azinë Juglindore.

Agjencia shëndetësore e OKB -së deklaroi se javën e kaluar kishte pak më pak se 60.000 vdekje nga koronavirusi, që është shtatë për qind më pak se javën e kaluar. Azia Juglindore raportoi një rënie prej 30 për qind të vdekjeve nga Kovid-19, ndërsa rajoni i Paqësorit Perëndimor rënie prej 7 për qind.

Numri më i madh i rasteve të reja të infeksionit janë raportuar në SHBA, Indi, Britaninë e Madhe, Turqi dhe Filipine.

OBSH kumtoi se lloji delta, që përhapet më shpejtë, tani është regjistruar në 185 vende dhe është e pranishme në çdo pjesë të botës.