Organizata Botërore e Shëndetësisë kumtoi se punon në përpunimin e udhëzimeve për përdorim të ilaçit “ramdesivir” për trajtim të pacientëve me Kovid-19, të cilat duhet të pubikohen për tri deri katër javë.
Komisioni i OBSH-së do të takohet javën e ardhshme për t’i shqyrtuar të dhënat për efikasitetin e ilaçit të prodhuar nga kompania “Gilid sajensiz”.
Shkencëtarja kryesore e OBSH-së, Sumja Svaminatan tha se shpreson që të dërguarit dhe trupat që punojnë në përpunimin e udhëzimeve për shërim të Kovid-19 në vendet e mbarë botës, mes tjerash, do t’i marin parasysh rezultatet e hulumtimit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë miratim të tërësishëm për përdorim të ilaçit “remdesivir” për trajtim të pacientëve me Kovid-19.
Megjithatë, studimi i vëllimshëm i zbatuar nga OBSH-ja në fillim të këtij viti tregoi se ilaçi me siguri nuk ka pasur efekt mbi shkallën e mbijetesës së pacientëve të hospitalizuar të përfshirë në hulumtim.
