OBSH: Për një javë, 96 mijë persona humbin jetën nga virusi korona

TË FUNDIT

Thuajse 96.000 persona kanë humbur jetën nga korona virusi në botë për një javë. Ky është rekord për periudhë prej shtatë ditësh nga fillimi i pandemisë, kumtoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Rastet e vdekjes nga koronavirusi në periudhë midis 18 dhe 24 janar janë për një për qind më shumë se javën e kaluar.

Nga ana tjetër, numri i personave të regjistruar të rinj me kovid në shtatë ditë është më i vogël se 15 për qind/ Nga 18 deri më 24 janar, janë konfirmuar rreth 4.105.000 raste të reja të koromavirusit.

Sipas OBSH-së, mbi 98,28 milionë persona në botë janë infektuar nga fillimi i pandemisë ndërsa mbi 2,11 milionë prej tyre kanë vdekur.