OBSh nxit një mjedis të favorshëm për zhvillimin dhe përtëritjen e shteteve anëtare

TË FUNDIT

Presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje të premten vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) që të ruajnë drejtimin e duhur të OBSh-së, të thellojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe të vazhdojnë të nxisin një mjedis të favorshëm për zhvillimin dhe përtëritjen e shteteve anëtare.

Në fjalimin e tij në mbledhjen e 22-të të Këshillit të Krerëve të Shteteve të OBSh-së, Xi u bëri thirrje vendeve anëtare të OBSh-së që të qëndrojnë të përkushtuara ndaj Shpirtit të Shangait dhe të forcojnë solidaritetin e bashkëpunimin, të ruajnë pavarësinë strategjike e stabilitetin rajonal, si edhe të synojnë përfshirjen dhe përfitimet e përbashkëta në promovimin e bashkëpunimit zhvillimor, duke nxitur procesin e zgjerimit të OBSh-së dhe forcimin e institucioneve të saj.

Gjatë 20 vjetëve që nga themelimi i saj, Organizata e Bashkëpunimit të Shangait ka mbajtur gjithmonë lart Shpirtit e Shangait dhe ka eksploruar gradualisht me sukses një lloj të ri të rrugës së rritjes së organizatave ndërkombëtare, duke grumbulluar dhe krijuar një varg përvojash frymëzuese e të rëndësishme. Në fjalën e tij presidenti kinezt paraqiti katër propozime:

Së pari, të këmbëngulet në Shpirtin e Shangait dhe të konsolidohen uniteti dhe bashkëpunimi. Përballë ndryshimeve komplekse të mjedisit të jashtëm, të gjitha vendet duhet të përkrahin njëri-tjetrin për interesat kryesore dhe çështjet thelbësore.


Së dyti, të respektohet pavarësia strategjike dhe të ruhet stabiliteti rajonal. Është e nevojshme të ndiqet koncepti i sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme. Duke u mbështetur në nevojat e sigurisë kombëtare e rajonale, duhet të forcohet konsensusi për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe të bashkëpunohet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.

Së treti, të forcohet aktivisht lehtësimi i tregtisë e investimeve, të ruhet funksionimi i lirshëm i zinxhirit industrial e zinxhirit të furnizimit dhe të realizohet zhvillimi i integruar i ekonomisë rajonale. Po ashtu, duhet të ndërtohet së bashku “Një brez, një rrugë” dhe të ndërlidhet me strategjitë e zhvillimit të të tëra vendeve anëtare.


Së katërti, të këmbëngulet në nxitjen e procesit të zgjerimit të anëtarësisë së OBSh-së për ta zgjeruar këtë organizatë, si edhe duhet të shtohet forca e saj për ruajtjen e drejtësisë ndërkombëtare.