Numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri në Evropë është rritur me 15 për qind në shtatë ditët e fundit, ndërsa numri i vdekjeve për 18 për qind. Këtë e deklaroi sot drejtori i OBSH-së për Evropën, dr. Hans Kluge, në internet-konferencën javore të organizatës.
“Numri i të infektuarve (me Kovid-19) në Evropë është rritur me 15 për qind në shtatë ditët e fundit, dhe tani arrin në 1.408.266 prsona. Shkalla e vdekshmërisë është rritur për 18 për qind në të njëjtën periudhë … 129.344 njerëz kanë vdekur”, tha Kluge.
Sipas Kluge, rajoni evropian aktualisht përfshin 46 për qind të të gjithë të infetuarve në botë dhe 63 për qind të vdekjeve.
Ai tha se falë masave të marra në një numër të madh të vendeve të Evropës Perëndimore, “numri i rasteve të reja është zvogëluar”. Mgjitharë, në pjesën lindore të rajonit – në Bjellorusi, Rusi, Kazakistan dhe Ukrainë – numri i të infektuarve është rritur në javën e fundit. Situata po stabilizohet në Turqi, tha drejtori i OBSH-së për Evropën./MIA
