OBSH: Nuk është koha për relaksim para pandemisë

TË FUNDIT

Përfaqësuesja e OBSH-së, Maria van Kerkove, vlerësoi se nuk është koha për relaksim para pandemisë, edhe pse numri I rasteve ë reja shënon ulje në tërë botën dhe është shkalla më e ulët e incidencës që nga mesi I tetorit të vitit 2020.

Ajo shtoi se optimizmi lidhur me daljen nga kriza, gjithashtu e ulë përhapjen e varianteve të reja të virusit, si dhe dyshimet në efikasitetin e vaksinave.

“Nuk guxojmë të vijmë në situate në të cilën sërish do të kemi rritje të numrit të pacientëve”, paralajmëroi Van Kerkove.

Në 24 orët e fundit, në botë janë konfirmuar 351.335 raste të reja me Kovid-19 dhe 10.957 raste ë vdekjes. Deri më tani vaksinimi filloi në 85 vende, ndërsa janë administruar diç më pak se 188 milionë doza./MIA