Punonjësit shëndetësorë përbëjnë tre për qind të popullatës botërore, por 14 për qind e tyre janë të infektuar me virus korona, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Në brifingun e sotëm të rregullt në selinë e OBSH-së në Gjenevë drejtori Tedros Aghanom Gebrejsus e theksoi dhe lavdëroi punën e punonjësve mjekësorë në mbarë botën.
“Pandemia të gjithëve na përkujtoi për punën heroike të punonjësve mjekësorë, të cilët për çdo ditë po luftojnë kundër pandemisë. Në botë janë vetëm tre për qind, por përbëjnë 14 për qind të të sëmurëve të popullatës në përgjithësi”, tha Tedros, transmetoi Tass.
