Organizata Botërore e Shëndetësisë dërgoi kritika sot për shkak të tempit të ngadalshëm të papranueshëm të vaksinimit kundër Kovid-19 në Evropë, që po përballet me gjendjen më shqetësuese epidemiologjike në disa muajt e fundit.
“Tempi i ngadalshëm i vaksinimit e vazhdon pandeminë, kumtoi dega evropiane e OBSH-së. Në deklaratën, theksohet se rastet e reja të infektimit në Evropë në mënyrë drastike janë rritur në pesë javët e fundit.
Drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge theksoi se “vaksinat janë mënyra më e mirë për dalje nga pandemia”.
“Jo vetëm që veprojnë, por janë edhe shumë efikase në kufizimin e infektimeve. Megjithatë, zbatimi I këtyre vaksinave është në mënyrë të papranueshme shumë i ngadalshëm. Të jemi të qartë: duhet ta përshpejtojmë procesin me rritjen e prodhimit, uljen e barrierave për dërgesë të vaksinave dhe përdorim të çdo doze që e kemi në rezerva”, theksohet në deklaratën e Kluges.
Ai, gjithashtu, paralajmëroi se gjendja në rajon është shumë shqetësuese në muajt e fundit. Në rajonin e Evropës të OBSH-së, i cili përfshin pesëdhjetë vende, duke e përfshirë edhe Rusinë dhe disa vende të Azisë Qendrore, numri i rasteve të vdekjeve javën e kaluar tejkalon 24.000 dhe në mënyrë “rapide” po afrohet deri në një milion, thekson organizata.
Numri i të infektuarve të rinj arriti 1,6 milionë në nivel javor, derisa ai ishte nën një milion para vetëm pesë javëve, sipas OBSH-së.
