OBSH me alarm për disa shurupe të kollës, pas vdekjes së 66 fëmijëve

TË FUNDIT

Një alarm global është lëshuar për katër shurupe për kollën pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se ato mund të lidhen me vdekjen e 66 fëmijëve në Gambia.

Shurupet kanë qenë “të lidhura potencialisht me lëndime akute të veshkave dhe 66 vdekje midis fëmijëve”, tha ai.

Produktet ishin prodhuar nga një kompani indiane, Maiden Pharmaceuticals, e cila kishte dështuar të jepte garanci për sigurinë e tyre, shtoi OBSH, përcjell rtv21.tv

Firma ende nuk ka komentuar, raporton BBC

OBSH-ja i identifikoi ilaçet si Solucioni Oral Promethazine, Shurupi i Kollës për Fëmijë Kofexmalin, Shurupi i Kollës për Bebe Makoff dhe Shurupi Magrip N Cold.

Katër produktet ishin identifikuar në Gambia, por “mund të jenë shpërndarë, përmes tregjeve informale, në vende ose rajone të tjera”, shtoi OBSH. Sipas tyre, përdorimi i tyre mund të rezultojë në lëndime serioze ose vdekje, veçanërisht te fëmijët.

Ndërhyrja e OBSH-së erdhi pasi autoritetet mjekësore në Gambia – një destinacion popullor turistik – zbuluan një rritje të rasteve të dëmtimit akut të veshkave tek fëmijët nën moshën pesë vjeç në fund të korrikut.

Qeveria e Gambisë që atëherë ka pezulluar përdorimin e të gjitha shurupeve të paracetamolit dhe u ka kërkuar njerëzve të përdorin tableta në vend të tyre.

OBSH-ja tha tutje se analizat laboratorike të mostrave të produkteve “konfirmojnë se ato përmbajnë sasi të papranueshme të dietilen glikolit dhe etilen glikolit si ndotës”./21Media