Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi se 799.712 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në botë gjatë ditës së kaluar dhe se numri i përgjithshëm i rasteve nga fillimi i pandemisë i tejkaloi 87,58 milionë.
Sipas OBSH-së, mbi 15.400 persona kanë vdekur nga virusi në 24 orët e kaluara, ndërsa gjithsej mbi 1,9 milionë persona kanë vdekur nga fillimi i pandemisë.
Më shumë të infektuar – mbi 55 për qind janë në Amerikën e Veriut dhe të Jugut ndërsa më pas në Evropë dhe Afrikë.
