OBSH: Kompanitë duhet të ndihmohen mes vete në prodhimin e vaksinave

TË FUNDIT

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebrejesus u bëri thirrje sot kompanive që ta bëjnë të disponueshme infrastrukturën e tyre të prodhimit, për të ndihmuar prodhimin e vaksinave kundër Kovid-19.

“Ne i mirëpresim të gjithë prodhuesit që janë zotuar të shesin vaksinat e tyre me një çmim të caktuar. Por prodhuesit mund të bëjnë edhe më shumë”, tha Gebrejesus.

Në onlajn konferencën e sotme, ai e përsëriti thirrjen e tij për vendet e pasura që të ndajnë vaksinat me vendet e varfëra pasi të kenë vaksinuar punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të moshuarit.

“Por ne gjithashtu kemi nevojë për rritje të madhe të prodhimit. Javën e kaluar, Sanofi paralajmëroi se infrastruktura e saj e prodhimit do të ishte në dispozicion për të mbështetur prodhimin e vaksinës Fajzer/BioNTek. Ne u bëjmë thirrje kompanive të tjera që të ndjekin këtë shembull”, tha Gebrejesus.