Zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Fadella Shaib deklaroi se OBSH-ja nuk ka koment të përnjëhershëm për letrën e Donald Trampit, por pret që, pasi punët do të bëhen “më të qarta”, do të reagojë më vonë gjatë ditës.
Trampi, në Tuiter publikoi një letër deri te OBSH-ja, në të cilën kërcënohet se përgjithmonë do ta ndërpresë financimin e organizatës dhe do ta rishikojë anëtarësimin e SHBA-së në OBSH, përveç se nëse organizata nuk shfaq “përmirësim të dukshëm” në 30 ditët e ardhshme.
“E pashë letrën dhe, tani, nuk kam kurrfarë deklarate për këtë. Për momentin jemi shumë të zënë me tentimin që ta finalizojmë agjendën tonë për mbledhjen e Asamblesë Botërore të Shëndetësisë”, tha Shaib në mbledhjen e KB-së në Gjenevë.
“Gjithsesi, jam e sigurt se më vonë gjithçka do të jetë më e qartë dhe ne do të reagojmë për këtë”, shtoi ajo./MIA
