Për vaksinën e Universitetit të Oksfordit dhe kompaninë suedeze “AstraZeneka” do të diskutohet në panelin e debatit të sotëm të paralajmëruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pasi përdorimi i kësaj vaksine është i ndaluar në Afrikën e Jugut për shkak të dyshimeve se nuk është efektiv për personat mbi 65 vjeç.
Mediat franceze thonë se hulumtimet kanë treguar se kjo vaksinë siguron mbrojtje “minimale” nga infeksioni me llojin e ri të koronavirusit që për herë të parë u zbulua në Afrikën e Jugut, duke ngadalësuar luftën globale kundër pandemisë.
OBSH shton se ky problem vendet shumë më të varfra i ka larguar nga vaksinimi me AstraZeneka, e cila ka një avantazh logjistik ndaj konkurrencës sepse nuk duhet të ruhet në temperatura shumë të ulëta.
Afrika e Jugut ka furnizuar 1.5 milionë vaksina AstraZeneka, të cilave afati u skadon në prill, por do të ruhen derisa të përcaktohet saktësisht shkencërisht se si funksionon ilaçi.
Zëdhënës i kompanisë suedeze tha se ekipi i tyre kërkimor po punon shumë për të korrigjuar vaksinën për ta bërë atë efektive kundër llojit të ri të koronavirusit në Afrikën e Jugut./MIA
