Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se njerëzimi nuk është as afër arritjes së nivelit të imunitetit të koronavirusit që do të ishte e nevojshme për arritjen e imunitetit të tufës, ku një pjesë e madhe e popullatës do të kishte antitrupa për ta ndaluar epideminë.
Imuniteti i tufës zakonisht arrihet përmes vaksinës, ndërsa disa shkencëtarë vlerësojnë se të paktën 70 për qind e popullatës duhet të kenë antitrupa që të parandalohet epidemia. Disa ekspertë, megjithatë, sugjerojnë se do të jepet efekt mbrojtës madje dhe nëse të paktën gjysma e popullatës ka imunitet.
Teorinë e këtillë dje e dha përfaqësuesi zyrtar i OBSH-së, Majkëll Rajan, i cili tha se nuk duhet të jetojmë me shpresë se do të arrijmë imunitet të tufës, transmetuan mediat amerikane.
“Si popullatë globale ne u jemi as afër nivelit të imunitetit, nevojitet të ndalohet transmetimi i kësaj sëmundje. Kjo nuk është zgjidhje që duhet ta kërkojmë”, tha Rajani në konferencën e djeshme për shtyp.
Shumica e hulumtimeve të zbatuara deri më tani treguan se vetëm 10 deri 20 për qind e njerëzve kanë arritur antitrupa./MIA