Këshilli i jashtëzakonshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) sot i këshilloi shtetet që të mos kushtëzojnë udhëtimet ndërkombëtare me dëshmi për vaksinim ose imunitet.
Komiteti i 19 ekspertëve të pavarur e mbajti mbledhjen e tij të gjashtë për një vit, me të cilën kryesoi francezi Didier Hosin, në kohë kur numri i të vdekurve nga Kovid-19 po afrohet kah dy milionë.
Ekspertët dhanë një numër të madh të rekomandimeve të cilat sekretari i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejesus i pranoi dhe ua dërgoi anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, thuhet në kumtesën e organizatës.
“Në këtë moment mos vendosni detyrim për dëshmi për vaksinim ose imunitet për udhëtim ndërkombëtar, sepse ende ka informacione të panjohura për efikasitetin e vaksinave në uljen e transmisionit, ndërsa vaksinat nuk janë plotësisht të kapshme”, rekomandoi komiteti i OBSH-së.
Komiteti i bëri thirrje shteteve që ta ndjekin paraqitjen e varianteve të reja të virusit korona, siç janë ato në Britani të Madhe dhe Afrikë Jugore që të vlerësohet efikasiteti i vaksinave, ilaçet dhe testet diagnostikuese. OBSH gjithashtu bën thirrje për dërgimin e teknologjive deri te vendet më të varfra që të përshpejtohet prodhimi global i vaksinave.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot, gjatë vizitës në Portugali, e cila e ndërmori presidencën me BE-në, e përshëndeti iniciativën e kryeministrit grek, Kirjakos Micotakis i cili propozoi vendosjen e vërtetimit për vaksinim në nivel të BE-së për shkak të udhëtimeve ndërkufitare në kuadër të BE-së.
“E përshëndes këtë iniciativë. Këto certifikata duhet të pranohen dhe standardizohen në mënyrë të ndërsjellë”, tha ajo.
Ekziston frika se vendosja e certifikatave të tilla mund t’i diskriminojë njerëzit të cilët nuk kishin qasje në vaksinë. Fon der Lajen tha se kjo mund të zgjidhet me kombinim të vërtetimeve të tilla dhe test negativ për Kovid-19.
