Ekipi hulumtues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i cili të enjten do të arrijë në Kinë nuk do të ketë detyrë të drejtojë gishtin dhe të akuzojë, por shkencëtarët do të kenë për detyrë ta vizitojnë Vuhanin, vendin e përhapjes së parë të virusit korona dhe të bisedojnë me shkencëtarët kinezë të cilët punojnë në Kovid-19, theksoi OBSH.
Ekspertët e OBSH-së shtojnë se kujdesi i tyre kryesisht do të jetë i drejtuar kah analiza e ngjarjeve gjatë të cilave virusi ishte transmetuar nga kafshët te njerëzit, e jo në atë që e kërkonin presidenti amerikan Donald Tramp dhe disa aleatë të tij – Pekini zyrtar të akuzohet për pandeminë e virusit korona, transmetojnë mediat britanike.
