OBSH e brengosur për shkak të përhapjes së Kovid-19 në Evropë

TË FUNDIT

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është “shumë e brengosur” për shkak të përhapjes së Kovid-19 në Evropë derisa kontinenti është duke luftuar me valë të re infeksionesh, deklaroi sot për Bi-Bi-Si shefi i zyrës së OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Kluge paralajmëroi se deri në mars mund të regjistrohen rreth 500.000 raste të vdekjes, nëse nuk ndërmerren masa urgjente menjëherë.

Ai tha se obligimi për mbajtjen e maskave mund të ndihmojë që të ngadalësohet pandemia.

Disa vende evropiane para disa kohësh kanë shënuar shkallë të larta të infeksionit gjë që çoi drejt mbylljes së pjesshme dhe të plotë

Shefi i zyrës rajonale i OBSH-së vlerëson se kjo gjendje epidemiologjike është për shkak të motit të ftohtë, personave të pavaksinuar dhe dominim të variantit më infektues Delta të virusit.

Ai bëri thirrje për rritjen e numrit të personave të vaksinuar, zbatimin e masave kryesore për shëndet publik dhe mënyra të reja të mjekimit që të pengohet përhapja e sëmundjes.

Kovid-19 sërish u bë arsyeja kryesore për vdekje në rajonin tonë”, tha Kluge për Bi-Bi-Si, duke shtuar se “e dimë çfarë duhet të bëhet” për luftë kundër sëmundjes.

“Kluge vlerëson se obligimi për vaksinim duhet të jetë “masa e fundit” të cilës i shmanget, por se do të jetë koha e duhur për “debat juridik dhe social” për këtë çështje.

“Para kësaj ka edhe mjete të tjera siç janë certifikatat Kovid”, tha ai, duke vlerësuar se certifikatat nuk paraqesin “kufizim të lirisë, por janë mjet për ruajtjen e lirisë tonë individuale”.

Qeveria austriake vendosi nga e hëna, 22 nëntori, të gjithë qytetarët dhe jo vetëm personat e pavaksinuar të jenë në karantinë për dhjetë ditë.

Gjithashtu, është sjellë vendim se nga 1 shkurti vitin e kaluar vaksinimi kundër koronavirusit është i obligueshëm për të gjithë në këtë vend.

Këtë javë, Britania e Madhe e vendosi mundësinë për marrjen e dozës së përforcuar për njerëz të moshës prej 40 e më shumë vjeç.

Autoritetet shëndetësore franceze gjithashtu rekomanduan edhe dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit për njerëz të moshës prej 40 e më shumë vjeç