Bashkësitë autoktone, të cilat përbëjnë gjysmë milionë persona përgjatë botës, janë veçanërisht të ndjeshëm në pandeminë me virusin korona për shkak të kushteve shpesh të këqija të jetës, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebrejesus, deklaroi se deri më 6 korrik ishin denoncuar më shumë se 70. 000 raste te popujt autoktonë në kontinentin amerikan dhe mbi 2.000 të vdekur, transmetuan mediat britanike.
Ai iu bëri thirrje njerëzve që t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme shëndetësore, me theks të veçante në kërkimin e kontakteve, që të tentojnë ta parandalojnë përhapjen e Kovid-19.
“Nuk duhet të presim për vaksinën. Duhet të shpëtojmë jetë tani”, tha Tedros në brifingun virtual në selinë e OBSH-së në Gjenevë.
