Oboistja Petrushevska pezullohet nga OBN-ja! Akuza për shkelje procedure, drejtoria mohon

TË FUNDIT

Kjo është Tatjana Petrushevska – oboiste e parë në Orkestrës e Operës dhe Baletin Nacional. Ftoi konferencë për mediat për t’u ankuar, pasi, siç thotë, është pezulluar nga puna në mënyrë të paligjshme.

Siç shpjegon, gjithçka ka ndodhur më 26 janar gjatë provave për baletin “Madam Bovari”, kur hyri në konflikt me dirigjentin mysafir Eduard Ambartsumyan, i cili siç, thotë Petrushevska, e ka fyer para të gjithëve dhe e ka larguar nga prova.

Pas kësaj, u pezullua nga puna me vendim të drejtorit të OBN-së Oliver Arsovski. 

“Si artist, kam 30 vjet që e kryej punën time pa asnjë të metë, por vitin e fundit, unë dhe kolegët e mi jemi torturuar dhe e gjithë kjo kulmoi me ndalimin tim të hyrjes në OBN dhe një gjobë prej 50% të pagës sime për 6 muajt e ardhshëm, gjë që është gjithashtu shkelje e procedurës dhe drejtori i vetëm nuk mund të vendosë për një gjë të tillë. Këto vendime të tij janë përtej të gjitha kompetencave të drejtorit dhe kanë vërtetuar edhe një herë qëndrimin e tij të dhunshëm dhe nevojën për të provuar superioritetin e tij”, theksoi Tatjana Petrushevska, oboiste në OBN.

Po drejtori Arsovski tregoi diçka tjetër. Sipas tija, disa të punësuar dhe dirigjenti i shfaqjes kanë dorëzuar deklarata me shkrim se Petrushevska po krijon atmosferë jo të shëndetshme pune. Shtoi se çfarëdo që të vendosë Komisioni Disiplinor, atë vendim do ta mbështesë edhe ai.

“Ajo mori vendimin e pezullimit sepse po prishte procesin e punës, kolegët e saj nuk mund të bënin prova, sepse ajo sillej shumë agresive gjatë gjithë kohës, si ndaj dirigjentit ashtu edhe ndaj kolegëve të caktuar, dhe që procesi i punës të vazhdonte, ne e larguam me pezullim. Këtu nuk qëndron fjala për 6 muaj, është informacion i rremë, qëndron fjalë që sipas ligjit , përderisa procedura po vazhdon, në momentin që Komisioni për disiplinë, ajo do të jetë të hënën ose të martën do të përcaktojë ose nuk do të përcaktojnë, atëherë do të vendoset pezullimi”, u shpreh Oliver Arsovski, drejtor në OBN.

Oboistja Petrushevska kërkoi edhe Ministria e Kulturës që të merr masa. TV21 pyeti në Ministri për rastin, por nuk morëm përgjigje. Për këtë ka reaguar edhe Sindikata për Kulturë, nga masën ndaj Petrushevskës e cilësuan të paligjshme dhe pa bazë juridike.