Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale (ASHMAA) përmes një kumtese i tregoi obligimet e Kodit zgjedhor gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e cila fillon nesër.
Njëherit ASHMAA paralajmëron se do të bëjë ndryshime në udhëzimin për limitet për marketing të paguar politik për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pas ndryshimeve dhe plotësimeve të mbrëmshme në Dekretin qeveritar me forcë ligjore për çështjet lidhur me zgjedhjet.
“Gjatë fushatës zgjedhore radiodifuzerët që kanë vendosur ta mbulojnë procesin zgjedhor ka të bëjë me atë që ta bëjnë në mënyrë të drejtë, të balancuar dhe në mënyrë të paanshme në programin e vet të përgjithshëm, ndërsa servisi radiodifuz dhe radiodifuzerët kombëtar dhe në format përkatës për personat me dëmtim ndijor. Me këtë rast të gjithë pjesëmarrësve në fushatë duhet të mundësojnë kushte të barabarta për qasje deri tek të gjitha format e përfaqësimit mediatik zgjedhor – lajme, programe të veçanta informative, prezantim falas politik dhe marketing të paguar politik, ndërsa programet e dedikuara për publikun minoren të mos i shfrytëzojnë për prezantim zgjedhor mediatik”, e citon ASHMAA nenin 75 nga Kodi zgjedhor.
Radiodifuzerët janë të obliguar ta incizojnë sinjalin dalës të programit të tyre dhe t’i ruajnë incizimet të paktën 30 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, ndërsa në kërkesë të Agjencisë, duhet të dorëzojnë incizime dhe të dhëna të tjera më së voni në afat prej 48 orëve nga marrja e kërkesës.
Ndalohet emetimi i reklamave të financuara nga Buxheti i shtetit, nga buxhetet e komunave dhe nga qyteti i Shkupit dhe i të gjithë personave të tjerë të cilëve me ligj u është besuar kryerja e autorizimeve publike.
Radiodifuzerët duhet t’i respektojnë limitet për marketing të paguar politik, të konfirmuar në Dekretin e Qeverisë për çështje lidhur me zgjedhjet e deputetë, gjegjësisht Udhëzim të Agjencisë për limitet për marketing të paguar politik.
Servisi publik radiodifuz, megjithatë, është i obliguar të sigurojë informim të paanshëm dhe qasje të barabartë në programin informativ në pajtim me parimet e konfirmuara në Kodin zgjedhor, të emetojë prezantim falas politik të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor, si dhe të organizojë emisione debative me ta.
Radiofizerët, si dhe personat e tyre të lidhur, nuk guxojnë në asnjë mënyrë të financojnë, ose të japin donacione për pjesëmarrësit në procesin zgjedhor.
Në formularin të përshkruar nga ministri i Financave, në afat prej më së voni 15 ditëve pas përfundimit të fushatës zgjedhore, radiodifuzerët janë të obliguar të parashtrojnë raport për hapësirën reklamuese të shfrytëzuar nga secili prej pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore dhe për mjete të cilat janë paguar ose kërkohen për këtë bazë. Raporti dorëzohet deri tek Ministria e Financave, Komisioni Shtetëror i Zgjedhore, Enti shtetëror për revizion dhe Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit./MIA
