Pas shume viteve, Obiliqi më në fund po pret te bëhet me shtëpi të Kulturës. Kjo pasi që tash e sa vite Shtëpia e Kulturës të cilën e posedonte ky qytet e që nuk ishte në kuadër të Komunës por të KEK-ut, nuk është e përdorshme për shkak se është tejet e vjetruar dhe nuk e plotëson as edhe një kusht për shfrytëzim.
Deri para do ditë zyrtarët e kësaj komune kanë kërkuar që të ndërtohet një shtëpi e tillë, për shkak se të rinjtë e këtij qytetit tashmë pothuajse 10 vite nuk kanë mundur të merren me aktivitete kulturore, për shkak se nuk kanë pasur vend se ku t’i zhvillojnë ato.
Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Obiliqit Burim Gërguri, i cili tërehq vërejtjen se objekti i vjetër paraqet rrezik edhe për qytetarët që jetojnë përreth.
“Objekti i vjetër i Shtëpisë së Kulturës nuk plotëson asnjë kriter dhe ka dal jashtë përdorimit thuajse 5-6 vite, apo 10 vite, dhe shtëpia ekzistuese e Kulturës nuk ka qenë në kuadër të Komunës, ka qenë kryesisht në kuadër të KEK-ut, do të thotë në atë kohë ka qenë e KEK-ut. Tash është një pjesë por është e pashfrytëzuar realisht, është e pashfrytëzueshme edhe për qyetarët përreth që jetojnë”, tha Gërguri.
Por, ditë më parë, sipas tij, ata më në fund edhe kanë marrë konfirmimin nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit se nënshkrimi i memorandumit të marrëveshjes për fillimin e ndërtimit të kësaj shtëpie pritet të bëhet shumë shpejt.
“Pritet nënshkrimi i marrëveshjes së memorandumit mirëkuptimi që do të fillojnë punimet në këtë vit, besojmë që me procedurat e parapara do të përfundojnë në vitin e ardhshëm…Një projekt bukur i madh kapital afër 1 milion euro investim”, tha Gërguri.
