Nxirret nga Vardari pa shenja jete, mjekët konfirmojnë vdekjen e 50 vjeçares

TË FUNDIT

Në mëngjesin e sotëm, rreth orës 09-45 është gjetur një trup i pajetë në ujërat e Lumit Vardar. Rastin në polici e ka paraqitur një kalimtar rasti. Trupi i pajetë është gjetur në afërsi të Qendrës Sportive, “Jane Sandanski”.

Zyrtarët e Policisë dhe ekipet tjera të shpëtimit kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga uji kanë nxjerrë trupin e pajetë, që më pas ekipi i ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekja pa shenja dhune. Viktima është grua e moshës 50 vjeçare.