“Nxënësit n'rrugë, nga teket politike dhe kërkesat e pabaza të dikujt”

TË FUNDIT


Mëngjesi i sotëm, sipas vendimit të Sindikatës së Arsimit, do t’i gjejë klasat e zbrazura, e mësimdhënësit në grevë. Ndërkohë reagimet nga ana e Qeverisë nuk kanë të ndalur, pas deklaratave të mbrëmshme të ministrit të arsimit, dhe atij të financave, sipas të cilëve mësimdhënësit nuk duhet të futeshin në grevë, sot vije edhe reagimi nga Kryeministri Mustafa. Ai përmes një postimi në rrejtin sociale “Facebook”, shkruan se pret nga arsimtarët që ata të mbajnë mësim.

Sipas Kryeministrit, Qeveria ka ndërmarrë masat e domosdoshme dhe ka siguruar mjetet për pagesën e përvojës në punë, përkundër siç thotë ai vështirësive të shumta buxhetore.

Megjithatë siç kishte njoftuar dje Sindikata e Arsimit, greva do të zgjasë për aq kohë sa Qeveria nuk i përmbush kërkesat e mësimdhënësve. / 21MEDIA

mustafa