Përmirësimi i kushteve në shkolla në lidhje me masat parandaluese për mbrojtje nga koronavirusi, zvogëlimi i numrit të nxënësve në klasa ishin një pjesë e kërkesave për të cilat protestuan nxënësit në Greqi javën e kaluar, ndërsa të njëjtën do ta bëjnë edhe sot me protesta në disa qytete të vendit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Në Greqi, më shumë se 800 shkolla nuk funksionojnë rregullisht duke e pasur parasysh se 148 janë mbyllur pjesërisht për shkak të një rasti të regjistruar të Kovid-19, ndërsa në rreth 700 nuk mbahet mësim dhe janë mbyllur për shkak të protestave nga nxënësit që kërkojnë përmbushje të kërkesave të tyre në lidhje me masat parandaluese të koronavirusit.
Ministri i Arsimit i Greqisë, Niki Kerameos tha se për shkollat që janë mbyllur për ca kohë për shkak të rrethimit, prej sot fillon mësimi i detyrueshëm onlajn, ndërsa të shtunave, gjatë festave dhe të ngjashme, të gjitha orët e humbura do të kompensohen.
“Çdo qëndrim dhe mendim është i ligjshëm, por dialogu duhet të zhvillohet me shkolla të hapura. Askush nuk mund të parandalojë qasjen në arsim”, porositi Kerameos./MIA