Nusja e bën vjehrrën për spital

TË FUNDIT

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Podujevë, kësaj here nusja e djalit e bëri për spital vjehrrën.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:27 në Podujevë.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga gruaja e djalit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë nusja e dyshuar nuk është takuar në lokacionin e saj./21Media