Nurhan Izairi premton përsëri zgjidhje për Jugohromin.

TË FUNDIT

Sot në qytetin e Shkupit u mbajt një debat lidhur me zgjidhjet e mundshme të problemeve me ujërat e zeza dhe llumin, si dhe zgjidhjet teknike dhe teknologjike të çështjes. Studimet për financimin e këtij projekti nxjerrin një kosto prej mbi 700 mijë euro të financuar pjesërisht nga qeveria e Francës.

Tetova është një ndër qytetet me ajër më të ndotur në rajon. Në këtë zonë ndikojnë shumë faktorë dhe më kryesori  është shkritorja e Jugohromit. Por, ministri i Mjedisit jetësor thotë se edhe vetë qytetarët janë fajtorë për këtë.

Janë shumë faktorë por një ndër faktorët kryesorë është edhe vetë qytetari; unë dhe ju të tjerët që të kemi kujdes tash e tutje me ngrohjen, se cilin tip, e cilin lloj të ngrohjes do të kemi. Të kemi shumë kujdes të respektojmë vendimet e kuvendeve komunale dhe të kryetarëve të komunave për komunikacionin, regjimin e komunikacionit që ata shumë shpejtë do ta sjellin dhe ta respektojnë atë . Po që se e respektojmë, atëherë do të kontribuojmë shumë si qytetarë në mbrojtjen e ajrit dhe të ambientit tjetër, tha NURHAN IZAIRI, ministër i Mjedisit jetësor dhe planifikim hapësinor

E i pyetur se a do të gjendet zgjidhje për Jugohromin, ministri duke shpejtuar u përgjigj.

‘Po do të gjendet, do të gjendet’, tha NURHAN IZAIRI, ministër i Mjedisit jetësor dhe planifikim hapësinor.

Pavarësisht kësaj, sot ministri i Mjedisit Jetësor mbajti fjalim për projektin që do ta realizojnë për trajtimin e ujërave të zeza, që kushton mbi 700 mijë euro, që llogaritet si mjaft i dobishëm për qytetarët e Shkupit.

Theksoj se ky projekt ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe kombëtare dhe ndërkufitare për ndotjen e mjedisit , presim që studimi të definojë një qasje më të mirë për financim, ndërtim dhe menaxhim me stacionin e ujërave të zeza  që do të iu shërbejë 600 mijë qytetarëve të Shkupit,tha  NURHAN IZAIRI, ministër i Mjedisit jetësor dhe planifikim hapësinor.

Procesi do të jetë i njejtë si në Evropë, ku pas grumbullimit dhe tharjes, llumi digjet. Ky projekt studimor financiarisht është mbështetur nga Fondi për studime dhe ndihmë në sektorin privat Fased dhe qeveria e Francës, përfaqësues të së cilës ishin të pranishëm në këtë debat.