Është përgatitur plan veprimi urgjent për mbrojtjen e Liqenit të Prespës, i cili shoqërohet me konstruksion financiar. Plani është në procedurë qeveritare për miratim, informon ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini. Ai shpreson që aktivitetet e këtij plani të fillojnë së shpejti dhe në atë mënyrë, siç tha ai, do të zvogëlojë presionet antropogjene në këtë pikë kyçe të biodiversitetit që vuan pasojat e ndryshimit të klimës nga ciklet natyrore dhe lëkundjet, por shpesh edhe nga sjellja e papërgjegjshme e njeriut ndaj natyrës.
“Me përpjekje të jashtëzakonshme dhe studimore, grupi punues i ekspertëve iu qas përgatitjes së një plani veprimi emergjent me masa dhe aktivitete prioritare për shkak të uljes së nivelit të ujit në Liqenin e Prespës. Shoqëruar nga një konstruksion financiar për zbatimin e dokumenteve afatshkurtra dhe afatmesme. Plani është në procedurë qeveritare për miratim, dhe të gjitha dokumentet janë në dispozicion të publikut në faqen tonë të internetit”, tha Nuredini në konferencën e sotme për media ku prezantoi aktivitetet që Ministria ka ndërmarrë në 100 ditët e para që nga formimi i Qeverisë.
Opinioni, shtoi ai, është i vetëdijshëm për trendin afatgjatë të uljes së ujit në liqenin e Prespës, i cili fatkeqësisht tashmë ka marrë përmasa alarmante. Për të parandaluar një prirje të tillë, theksoi ai, është i nevojshëm bashkëpunimi si me Shqipërinë ashtu edhe me Greqinë.
“Qeveria qendrore dhe lokale së bashku me ekspertët, ekspertët e jashtëm janë marrë me këtë çështje që nga fillimi i vitit, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në 100 ditët e para të mandatit të ri, unë kam pasur takime të drejtpërdrejta dhe biseda telefonike me ministrat dikasterial, zyrtarë të lartë të Shqipërisë dhe Greqisë në mënyrë që të filloja punën e Parkut trilateral të Prespës, komitetet e grupeve të punës. Ajo për të cilën jam veçanërisht mirënjohës dhe krenar është që grupi i punës i ekspertëve për shpëtimin e Liqenit të Prespës me përfaqësues nga institucionet kompetente, akademia dhe sektori joqeveritar ka përfunduar detyrat tona”, tha Nuredini.
Unë sinqerisht shpresoj, theksoi ministri, që implementimi të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur.
