Nuredini: Ne e vumë Kënetën Studençishko nën mbrojtje të përkohshme

TË FUNDIT

Gjatë procedurës për shpalljen e lokalitetit Këneta   Studençishko si zonë e mbrojtur në kategorinë e parkut natyror, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, miratoi një Vendim për mbrojtjen e saj  të përkohshme.

Mbrojtja e përkohshme e zonës do të zbatohet deri në ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit i cili do të deklarojë Kënetën  Studençishko si një zonë të mbrojtur, e cila është faza përfundimtare e përgatitjes. Në ndërkohë, sipas Konventës Ramsar Këneta  Studençishko është shpallur një habitat uji me rëndësi ndërkombëtare.

Sipas Vendimit për mbrojtje të përkohshme të Kënetës  Studençishko, për tërë kohën e mbrojtjes së përkohshme të zonës nuk do të zbatohen aktivitetet e PUN-it ekzistues të qytetit të Ohrit në pjesën e Komunitetit Urban – KU 17, blloku Urban –  BU 17.1, si dhe përgatitjen dhe miratimin e planeve urbanistike dhe projekteve urbane, projekteve urbane për rregullimin e katit përdhes, zbatimin e një procedure për përcaktimin e statusit ligjor të ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, zbatimin e një procedure për shndërrimin e përhershëm të tokës bujqësore  në tokë ndërtimore, asgjësimin e rrënojave dhe mbeturinave komunale, përdorimin e produkteve të mbrojtjes kimike dhe plehrave minerale për aktivitete bujqësore.

Përveç kësaj, gjatë mbrojtjes së përkohshme, nuk do të ndahen koncesine të reja ose rinovohen koncesionet ekzistuese në përputhje me rregulloret për koncesione dhe partneritetin publik-privat, rregulloret për tokën e ndërtimit, si dhe rregulloret në fushën e gjuetisë dhe peshkimit dhe zgjerimit ose ndërtimit të rrugëve të reja, informojnë nga Zyra për komunikim me opinionin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.