Nuredini: Çebreni do të jetë bateria e shtetit, duhet të përfundojë në 2030-tën

TË FUNDIT

Hidrocentrali “Çebren” do ta bënte baraspeshën e gjithë rrjetit energjetik në Maqedoninë e Veriut, u shpreh Ministri i Mjedisit, Naser Nuredini, në emisionin “10 minuta” të TV21. Ai tregoi se për momentin në proces është faza e dytë për evaluimin e projektit kompanisë së vetme e cila ka kaluar – “PPC” nga Greqia.

“E gjithë strategjia jonë për strategjinë energjetike dhe ndryshimet klimatike që i kemi propozuar në Marrëveshjen e e Parisit është që deri në 2030-tën ne të mos përdorim më qymyr, që të mos ndodhim dhe të kujdesemi për të ardhmen tonë. Çebreni është çelësi i gjithë kësaj. Me të ne duhet të balancojmë diversifikimin energjetik në shtetin tonë me energji të rinovushme”, u shpreh Nuredini për TV21.

Investimi pritet të jetë mbi 500 milionë euro, paralajmëroi ministri, duke shtuar se kjo gjë do t’i ndihmonte edhe ekonomisë vendore. Nëse hidrocentrali “Çebren” përfundon së ndërtuari deri në 2030-tën, të gjitha termocentralet duhet të mbyllen tha Nuredini, duke shpjeguar se ato centrale që punojnë me qymyr janë ndotësit më të mëdhenj në vend./TV21

error: Content is protected !!