Numri i trenave të mallrave Kinë-Evropë shënon rekord

TË FUNDIT

Numri i trenave të mallrave Kinë-Evropë ka shënuar rekord, duke arritur në afro 10.200 deri tani këtë vit.

Trenat transportuan afro një milionë njësi mallrash gjatë kësaj periudhe të sivjetshme, 54 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar.

Kërkesat për trenat e mallrave janë shtuar me rimëkëmbjen e ekonomisë kineze dhe për shkak të kufizimit të transportit ajror e detar ndërkombëtar gjatë pandemisë në COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe, nëpërmjet trenave të mallrave u transportuan në Evropë 7.5 milionë artikuj për përballimin e pandemisë, me një peshë prej 62 milionë tonësh.