Janë regjistruar 1192 raste të reja me Covid-19 nga 3211 testime të bëra në 24 orët e fundit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Kanë vdekur 22 pacientë, prej të cilëve tetë nga Shkupi (78, 78, 61, 60, 81, 70, 84 dhe 51 vjeç), dy nga Shtipi (80 dhe 80 vjeç), një nga Prilepi (65 vjeç), dy nga Tetova (41 dhe 66 vjeç), dy nga Velesi (75 dhe 57 vjeç), dy nga Manastiri (71 dhe 66 vjeç) dhe dy nga Ohri (54 dhe 73 vjeç), një nga Gostivari (72 vjeç), një nga Krusheva (81 vjeç) dhe një nga Pehçeva (53 vjeç).
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 prej fillimit të pandemisë është 35.097, numri i pacientëve të shëruar është 22.024, i të vdekurve është 1071, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 12002.
Vala e vjeshtës e Covid-19 i ka mbushur spitalet. Të hospitalizuar janë 844 pacientë, nga të cilët 130 janë në mbështetje të oksigjenit, kurse dy në respirator.
Kapacitetet e testimit për Kovid-19 në objektet e shëndetit publik janë rritur. Të gjithë laboratorët shtetërorë kanë një numër të mjaftueshëm të testeve për Kovid-19, ndërsa kapacitetet e laboratorëve shtetërorë që kryejnë testime janë rritur ndjeshëm.
Të gjitha klinikat interne në kuadër të Qendrës klinike janë të gatshme të pranojnë pacientë me Covid-19 dhe nuk do të ndalojnë me punën normale, gjegjësisht me intervenimet në bazë ditore, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë. Janë siguruar 150 shtretër spitalor dhe kuadri është gati të punojë me pacientët me covid, por nuk do të mungojë edhe puna vijuese me trajtimin e pacientëve në bazë ditore të cilët nuk janë me Covid.
Në Institutit për sëmundje të mushkërive tani më ka pacient me kovid, ndërsa në dispozicion janë vendosur edhe klinika tjera interne. Në mënyrë shtesë rreth 180 specializantë nga brendësia dhe Shkupi do të kthehen në Klinikat amë me çka do të bëhet riorganizim i punës dhe rotacione të personelit që të mund pacientët ta marrin kujdesin përkatës, theksojnë nga Ministria.
Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski, i prezantoi vendimet nga seanca e djeshme qeveritare për masat e reja për pengimin e përhapjes së koronavirusit, mes të cilave edhe ato për shkurtimin e kohës së punës së objekteve hotelierike deri ora 21, përveç për dërgesa dhe shitje “take away” të ushqimit.
Ky vendim vlen edhe për objektet hotelierike në pompat e benzinës, ndërsa nga kjo masë janë përjashtuar, tha Arsovski, restorantet në hotele për mysafirët e tyre.
Është marrë edhe vendim për ndalesë për grupime të më shumë se katër personave në ambient publik pas orës 21 dhe qytetarë nga vendi dhe të huaj pas orës 21 të mos lëvizin në të hapur nëse nuk kanë nevoja të rëndësishme dhe të domosdoshme. Rekomandohet që qytetarët të mos grupohen nëpër shtëpi me rastin e festave familjare ose tubime tjera në grupe me më shumë se katër persona që nuk jetojnë në një bashkësi./MIA
