Numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën ka tejkaluar numrin 28 milionë.
Virusi është konfirmuar te 28.029.608 persona, sipas të dhënave nga portali “Uorld Meters”.
Në përgjithësi 908.050 persona vdiqën nga virusi, ndërsa 20.106.316 persona u shëruan.
SHBA, India dhe Brazili kanë numrin më të lartë të infeksioneve, ku kanë edhe numrin më të lartë të vdekjeve./MIA
