Numri i të infektuarëve me Covid-19 në të gjithë botën tejkalon 155 milionë

TË FUNDIT

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë deri më tani nga COVID-19 janë infektuar mbi 155 milionë persona.

Shumica e rasteve u konfirmuan në SHBA, ku numri i rasteve me virus arriti në  mbi 33 milionë.

SHBA ndiqet nga India me mëse 20 milionë raste, më pas vijojnë Brazili me 14 milionë, Franca 5 milionë, Turqia 4 milionë, Rusia 4 milionë, Britania e Madhe 4 milionë, Italia 4 milionë, Spanja 3 milionë dhe Gjermania me 3 milionë raste.

Deri më tani, 3 milionë persona e kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit ndërsa 132 milionë persona të cilët më parë ishin diagnostikuar me COVID-19 janë shëruar. Numri i rasteve aktive është 19 milionë./21Media