Numri i përdoruesve të internetit në Kinë ka arritur 1.01 miliardë deri qershorin e këtij viti, me shtimin e depërtimit të internetit në 71.6 për qind, sipas një raporti të publikuar nga Qendra e Informacionit të Internetit e Kinës (CNNIC) të premten.
Numri i përdoruesve të internetit është rritur me 21.75 milionë në krahasim me dhjetorin e kaluar. Një miliard përdorues lidhen me internetin, duke formuar bashkësinë digjitale më të madhe dhe më të gjallë në botë.

Përdoruesit kinezë të internetit mbi moshën 50 vjeçe përbëjnë 28.0 % të numrit të përgjithshëm, një rritje prej 5.2 pikë përqindjeje krahasuar me qershorin e vitit 2020. Që nga viti 2020, departamentet përkatëse kanë promovuar fuqishëm nivelin e popullarizimit të aplikacioneve të internet dhe qasjen universale për të moshurit dhe grupet e veçanta.
