Numërohen 1.4 milion fletë votimi, sa vota morën PS, PD, LSI dhe PSD?

TË FUNDIT

Prej mbrëmjes së djeshme vijon procesi i numërimit në tërë territorin e Shqipërisë, teksa në bashkinë Pustec, Këlcyrë dhe në Himarë ka përfunduar.

Të dhënat azhornohen në cdo moment, por nga projeksionet vihet re një kryesim i PD-së në veri dhe PS-së në jug sipas bastioneve.Abcnews.al ju sjell të dhënat e fundit nga çdo skaj i Shqipërisë, qëndroni me ne.

KZAZ-të në të gjithë vendin kanë numëruar 4 781 kuti votimi nga 5199 në total,  ose më shumë se 1.4 milion fletë votimi, nga të cilat më shumë se 1 332 000 janë të vlefshme dhe 71 000 janë shpallur të pavlefshme. Nga fletët e votimit të vlefshme, 690 896 ose 48.62 % janë për Partinë Socialiste; 559 753 ose 39.39% janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 98132 vota ose 6.91% janë për LSI-në.

Ndërkohë, 32 026 vota ka marrë PSD. Votat e tjera që mbeten ndahen mes partive të tjera të vogla. Abcnews.al po vijon  publikimin e të dhënave live përmes platformës së saj unike.Me hapjen e më shumë kutive të votimit, sistemi do të pasurohet edhe më tepër duke nxjerrë një pasqyrë më të plotë të rezultatit të votimit gjatë ditës së djeshme./abcnews.al