Numër rekord i viktimave të koronavirusit në SHBA, Fauçi ka frikë se më e keqja ende nuk ka ardhur

TË FUNDIT

SHBA-ja dje raportoi për 3.927 vdekje të reja nga Kovid-19 në vetëm një ditë, i cili është rekord i ri i zi në vendin më shumë të goditur nga pandemia në botë, njoftoi Universiteti “Xhon Hopkins”.

Numri më i ri i viktimave nga koronavirusi në ekonominë më të madhe në botë është rritur në 341.845, sipas Universitetit “Xhon Hopkins”.

Me 189.671 të sapoinfektuar në 24 orët e fundit, SHBA-ja po i afrohen në mënyrë të qëndrueshme 20 milionë të infektuar, pasi kaluan kufirin e 19 milion të dielën. India, në vendin e dytë, është shumë prapa SHBA-së me 10,2 milionë raste.

Epidemia e vjeshtës po përhapet me shpejtësi në të gjithë SHBA-në, veçanërisht pas festës familjare të Falënderimeve në fund të nëntorit, Festa e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri do të përkeqësojë edhe më tej situatën.

Imunologu i njohur amerikan Antoni Fauçi tha të dielën se ai ishte ende duke pritur që epidemia të arrijë kulmin e saj.

Fushata e vaksinimit, në të cilën deri dje gati 2.8 milionë persona morën dozën e tyre të parë të vaksinës, nuk do të lejojë të zvogëlojë trendin aktual të rritjes së numrit të të infektuarve.

Që nga 31 dhjetori i vitit 2019, kur Kina raportoi për herë të parë rastin tek Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Kovid-19 ka infektuar më shumë se 82 milionë njerëz në të gjithë botën dhe gati 1,8 milionë kanë vdekur, sipas mediave franceze.